Policët, edhe pse jashtë detyrës zyrtare, ndërhynë për të ndalur një përleshje mes disa të rinjve pranë Sheshit të Qytetit në Tetovë.
Një 17-vjeçar u soll në mënyrë agresive ndaj policëve. Tek ai u gjet dhe u sekuestrua një boks metalik, ndërsa alkooltesti tregoi 0.51 promilë alkool në gjak. Pas bisedës zyrtare në prani të prindit, ndaj tij do të ndërmerren masa përkatëse.