Fabiana Blanco, një vajzë 12 vjecare ka treguar vështirësitë e përjetuara pas 32 orësh e bllokuar në rrënojat e tërmetit të 24 qershorit në Venezuelë.

“Pashë gjëra që dridheshin, binin, thyheshin dhe pastaj muret u çanë. Muri që ndante apartamentin tim nga ai i një shoku u shemb. Në atë moment, mendova se do të vdes. Nuk do t’i mbijetoj kësaj. Askush nuk do të më shpëtojë’”, nis të tregojë Fabiana.

Nëna e saj, Karina ndodhej në ambientin e saj të punës kur filluan goditjet e para të tërmetit.

Ajo tregon se pak pas ngjarjes, ajo vrapoi drejt shtëpisë në Caraballeda të La Guaira-s ku ndodhej e vetme vajza e saj 12-vjecare.

Jashtë ndërtesës së shembur, Karina pa gjysmën e shtratit të vajzës së saj që dilte nga rrënojat.

“Po vrapoja nga njëri skaj i kompleksit në tjetrin duke bërtitur ajo ka vdekur. Vajza ime ka vdekur. Nuk dija çfarë të bëja”, tha ajo.

Ndërkohë,që situata dukej e pashpresë një infermiere e bllokuar në rrënoja gjithashtu filloi të thërriste për të parë nëse dikush mund ta dëgjonte.

Fabiana u përgjigj.

Gjashtë orë pas tërmetit, rreth mesnatës, infermierja u shpëtua.

Ajo u tha vullnetarëve se një vajzë me emrin Fabiana ishte gjallë brenda.
Nga ana tjetër, Fabiana qëndronte ende në në kushte të vështira.

“Njëra këmbë më ishte vrarë. Ndërsa bëja këtë, mora gërvishtje dhe prerje, por gjeta një shishe ketchup dhe pak djathë. Kjo është ajo që më mbajti të vetëdijshme”, shtoi ajo,

Në agim, një grup zjarrfikësish venezuelianë mbërritën në ndërtesë. Ata hynë në rrënoja dhe thirrën Fabianën, por nuk dëgjuan asgjë në përgjigje.

Ishte një nga shumë momentet kur Karina kaloi nga shpresa në dëshpërim.
“Më thanë se nuk mund të bëhej asgjë dhe ikën. Më shkoi mendja se ndoshta ajo ishte mbytur ose kishte pësuar një atak në zemër. Pastaj një vullnetar erdhi tek unë dhe më pyeti se çfarë po ndodhte. Ai – Viktori – ishte heroi im”, tha ajo.

Viktori ishte ngjitur mbi rrënoja dhe kishte filluar t’i thërriste Fabianës. Këtë herë ajo e dëgjoi dhe iu përgjigj.
32 orë pasi goditën tërmetet, u arrit të gërmohej një tunel mjaftueshëm i gjerë për të nxjerrë Fabianën.
Përveç një frakture në këmbën e majtë dhe disa gërvishtjeve dhe mavijosjeve, Fabiana nuk pësoi lëndime të tjera.

Megjithatë, kjo ngjarje e rëndë duket se i ka lënë vajzës 12-vjecare ndjesi frike që e shoqërojnë ende.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume