Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tetovë, ku një 37-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Klinik.
Sipas informacioneve që disponon Tetovasot, më 8 nëntor rreth orës 16:35, nga Reparti Intern është njoftuar policia se F.S. (37) nga Tetova ishte sjellë pa shenja jete.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Tetovasot mëson se me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.