Tetovasot mëson se një 22-vjeçar nga Shkupi është arrestuar në fshatin Siriçinë të Tetovës pasi është kapur duke drejtuar automjetin edhe pse ndaj tij ishte në fuqi një ndalim aktiv për drejtimin e mjeteve motorike.
Sipas policisë, më 8 nëntor rreth orës 10:30, efektivët e Stacionit Policor Jegunoc ndaluan për kontroll një automjet të tipit “Fiat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.A. (22). Gjatë kontrollit u konstatua se ai po voziste në kundërshtim me ndalimin aktiv të shqiptuar ndaj tij.
Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.