Kryetari i Ali Ahmeti ka njoftuar se sonte ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Bogovinë, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese të degës.
Sipas Ahmetit, Kuvendi Zgjedhor ishte dëshmi e gjallërisë së organizatës, debatit të hapur dhe gatishmërisë së anëtarësisë për të marrë përgjegjësi të reja në shërbim të qytetarëve.
Në kuadër të procesit zgjedhor u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve si dhe sekretarët e sekretariateve, duke shënuar, sipas tij, fillimin e një kapitulli të ri organizativ për degën e BDI-së në Bogovinë.
“Të gjithë të zgjedhurve u dëshiroj punë të mbarë, duke besuar se përvoja e dëshmuar dhe energjia e re do të ndërthuren në funksion të një organizimi edhe më të fuqishëm”, ka shkruar Ahmeti.
Ai theksoi se nga Bogovina largohet me bindjen se mbështetësit e BDI-së dinë të qëndrojnë të bashkuar kur koha kërkon përgjegjësi, duke shtuar se forca e partisë nuk buron vetëm nga historia e saj, por edhe nga njerëzit që, sipas tij, vazhdojnë të besojnë, të punojnë dhe të mos dorëzohen përballë sfidave.

























