Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur gjatë natës në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në afërsi të Porojit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, në aksident janë përfshirë një automjet “Seat” dhe një “Volkswagen Golf”. Si pasojë, të dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa Tetovasot do të informojë për çdo zhvillim të ri.