Ylli i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është bërë me skudër të re.
Të enjten, ai është zyrtarizuar te ekipi i Serie A, Venezia.
Klubi Italian e ka prezantuar ish-sulmuesin e Ballkanit, duke njoftuar për kompletimin e transferimit të tij.
Detajet e transferimet ende nuk janë bërë të ditura, por sipas raportimeve, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 7.5 milionë euro, ndërsa përmes bonuseve vlera totale e transferimit mund të arrijë deri në 9.5 milionë euro.
Gjithashtu, Sparta e Pragës do të mbajë edhe 10 për qind të shumës nga një shitje e ardhshme e sulmuesit kosovar.
Rrahmani, i cili muajin e ardhshëm mbush 26 vjeç, iu bashkua Spartës së Pragës dy vite më parë nga FC Rapid 1923 për rreth pesë milionë euro.
Gjatë aventurës së tij në Çeki, ai zhvilloi një sezon të suksesshëm duke realizuar 16 gola dhe katër asistime në 49 ndeshje zyrtare.
Sulmuesi kosovar u dallua edhe në UEFA Europa Conference League, ku shënoi katër gola në 13 paraqitje, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.
Në anën tjetër, Venezia rikthehet këtë sezon në Serie A pas triumfit në Serie B, ndërsa trajneri Giovanni Stroppa synon të përforcojë repartin ofensiv përpara fillimit të edicionit të ri.
Kurse, Rrahmani ka luajtur edhe për Malishevën dhe Ballkanin, përpara se të niste karrierën në skuadra evropiane. /Klankosova.tv