Në Tearcë, ku mbi 90% e popullsisë janë shqiptarë, administrata lokale përdor gjuhën maqedonase dhe turke, ndërsa shqipen e anashkalon plotësisht.

Ky është një veprim i papranueshëm dhe fyes ndaj qytetarëve shqiptarë. Gjuha shqipe nuk është gjuhë e dorës së dytë në Tearcë, por gjuha e shumicës dhe përdorimi i saj garantohet me ligj.

Ndërkohë, VLEN-i hesht. Ata që premtuan mbrojtjen dhe avancimin e shqipes sot nuk reagojnë as kur ajo injorohet në një komunë me shumicë dërrmuese shqiptare. A kanë frikë të kundërshtojnë shefat e tyre maqedonas?

Qytetarët e Tearcës nuk votuan që gjuha e tyre të përjashtohet nga institucionet. Ata meritojnë respekt, përgjegjësi dhe veprime konkrete.

VLEN-i duhet të japë llogari. Koha e sloganeve dhe premtimeve boshe ka përfunduar.