Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi në një postim në X se Apeli i Gjykatës Speciale sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë.

Ai vuri në dukje se të gjitha apelet e Prokurorisë janë miratuar, ndërsa të gjitha apelet e palës mbrojtëse janë refuzuar nga Paneli i Apelit.

“Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë. Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në shqyrtim: • Apele të Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses) • Apele të Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”, shkroi ai.

Avokati tha se Gjykata Speciale duhet t’i nënshkrohet një vlerësimi pas përfundimit të mandatit të saj, duke vënë në dyshim drejtësinë e kësaj gjykate.

“Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”, shkroi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume