Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në Protestën e Madhe Kombëtare, e cila do të mbahet të shtunën, më 11 korrik.

Përmes një mesazhi publik, Rexhepi thekson se protesta është një reagim ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me emrat e rrugëve, duke paralajmëruar se çështja nuk ndalet vetëm aty.

“Sot janë emrat e rrugëve. Nesër gjuha, të drejtat, dinjiteti dhe trashëgimia jonë kombëtare”, shkruan ai, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos mungojnë në protestë.

“Ftojmë çdo qytetar, pa përjashtim, të shtunën, më 11 korrik, në Protestën e Madhe Kombëtare. Eja edhe TI! Mos e lër pa dalë!”, është mesazhi i Rexhepit, i cili e shoqëron thirrjen me moton #HistoriaNukAbrogohet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume