Një biznes në Tetovë është sulmuar me armë zjarri gjatë natës.
Pronari 42-vjeçar denoncoi se persona të panjohur kanë shtënë drejt objektit të firmës së tij. Në vendngjarje policia gjeti 11 gëzhoja, ndërsa u konstatuan dëmtime në objekt dhe automjete.
Hetimet për identifikimin e autorëve janë në zhvillim.TS