Një delegacion i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të vizitojë sot, më 21 korrik 2026, Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar informon Tetovasot.
Sipas njoftimit, vizita do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa në delegacion do të marrin pjesë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski, si dhe zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Pas vizitës në ISHP Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad”, përfaqësuesit e Qeverisë do të mbajnë deklaratë për media lidhur me situatën aktuale në Gostivar.TS