SPB Tetovë po heton dy raste të ndara të dhunës fizike.
Në rastin e parë, një 54-vjeçar nga Bërvenica denoncoi se ishte sulmuar para një objekti hotelier në Tetovë nga një person nga Tetova.
Në rastin e dytë, një 57-vjeçar nga Tetova raportoi në Spitalin Klinik se ishte sulmuar fizikisht nga një person me të cilin jeton në të njëjtën shtëpi.
Për të dyja rastet, policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve.TS