Tetovasot – Dy zjarre janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës.

Në Çellopek u dogjën drurë bagremi në një pronë private, ndërsa në Neproshten flakët përfshinë një deponi të egër dhe sipërfaqe me bar të thatë.

“Zjarrfikësit i lokalizuan dhe i shuan të dy zjarret. Nuk ka persona të lënduar”, njofton SPB Tetovë.

Policia ka kryer këqyrjen në të dy vendngjarjet.TS