Një gazetar dhe pronar i një televizioni lokal në Gostivar ka denoncuar se është kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës.
Siç mëson Tetovasot, ai pretendon se një person ka tentuar t’ia marrë kamerën, ndërsa motiv i mundshëm i incidentit ka qenë një foto-lajm i publikuar më parë.
Policia po punon për zbardhjen e rastit, ndërsa Tetovasot dënon çdo formë presioni ndaj gazetarëve dhe lirisë së medias.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume