Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas LAMM-së, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Bogorodicë është regjistruar një frekuencë e shtuar e automjeteve, ndërsa pritja për dalje nga shteti zgjat rreth dy orë.

Në pikën kufitare Tabanoc, për hyrje në shtet pritet rreth 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, për momentin nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, ta respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së gurëve.

Kujdes i veçantë rekomandohet në akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume