TETOVË – SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 37-vjeçareje nga rrethina e Tetovës.
Sipas policisë, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj dhe e ka kërcënuar, duke u ngarkuar me veprat penale “rrezikim i sigurisë” dhe “lëndim trupor”.
Tetovasot raporton se rasti ka ndodhur në prill të këtij viti.