Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në lagjen Dardania.
Sipas Kasamit, pas përfundimit të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe rregullimit të anësoreve, tashmë kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës, projekt që do të përmirësojë infrastrukturën dhe kushtet për banorët e kësaj lagjeje.
“E premtuam dhe sot po e realizojmë. Aty ku të tjerët nuk kanë prekur asgjë, ne po ofrojmë kushte më të mira për qytetarët”, është shprehur Kasami.
Ai theksoi se Komuna e Tetovës do të vazhdojë me realizimin e projekteve infrastrukturore, duke shtuar se me punë konkrete po vazhdon transformimi i qytetit, hap pas hapi.