Kuqezinjtë rikthehen në arenën ndërkombëtare për të nisur një tjetër rrugëtim evropian, duke synuar një rezultat pozitiv në transfertën e Gjibraltarit përpara ndeshjes së kthimit në shtëpi.

Grand Kozmetik
Europa FC vs Shkëndija
• UEFA Conference League | Raundi i parë eliminator
• Stadiumi | Europa Sports Park
• E enjte | 9 korrik | ora 19:30
• Transmetimi | YouTube Shkëndija Channel
PËRMBLEDHJE
• Shkëndija nis fushatën e re evropiane me synimin e qartë për të kaluar raundin e parë dhe për të përsëritur sukseset e viteve të kaluara
• Ky do të jetë debutimi zyrtar i trajnerit të ri, Artim Pollozhani, në krye të pankinës kuqezi
• Skuadra vjen e përgatitur maksimalisht pas fazës intensive stërvitore të zhvilluar gjatë verës në Slloveni
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
• Sebastian Spahiu është i vetmi futbollist që ka shqetësime me lëndim dhe aktivizimi i tij mbetet në dyshim
Kthehet:
/
FAKTE SHTESË
• Jubileu evropian | Ky do të jetë takimi i 70-të zyrtar i Shkëndijës në Kupat e Evropës, duke shënuar daljen e 15-të në histori dhe të 13-tën radhazi në skenën ndërkombëtare.
• Rikthimi i historisë | Kuqezinjtë vijnë pas një edicioni të shkuar historik, ku arritën të futen në fazën kryesore të Conference League dhe luajtën ndeshje evropiane deri në muajin shkurt.
• Kundërshtari | Europa FC është 8 herë kampion i Gjibraltarit, por karakterizohet nga një përbërje ku 85% e lojtarëve janë spanjollë, të udhëhequr nga një trajner italian.
• Specifikat e rivalit | Për shkak të përbërjes së saj, Europa FC seancat stërvitore i zhvillon në qytetin spanjoll San Roque, shumë pranë Gjibraltarit.
• Stadiumi multi-funksional | Ndeshja do të zhvillohet në një impiant që nuk shërben vetëm për futboll, por përdoret rregullisht edhe për kriket e ragbi nga të gjitha ekipet e kampionatit vendas.
• Historiku i evropian | Për vendasit kjo është dalja e 11-të në Evropë, ku kanë kaluar raundin vetëm një herë: në vitin 2019 ndaj ekipit nga Andorra, derisa në vitin 2020 në eliminatoret e Champions e Europa League ndaj Crvena Zvezdës dhe Djurgårdens.
• Përballjet me shqiptarët | Kjo do të jetë hera e tretë që Europa FC luan ndaj një ekipi shqiptar, pasi në vitin 2018 u eliminuan nga Prishtina (1:1, 0:5), ndërsa në vitin 2023 pësuan dy humbje nga Dukagjini (2:3, 1:2).
• Arbitrat | Costantinos Fellas me ndihmësit e tij nga Qipro do të ndajnë drejtësinë nesër në duelin Europa FC-Shkëndija.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume