Tetovasot – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se në Gostivar po vazhdon rënia e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për simptoma të gastroenteritit, duke e cilësuar këtë si një tregues pozitiv të stabilizimit të situatës informon Tetovasot.

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, gjatë ditës së djeshme (20 korrik 2026), në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë regjistruar 183 kontrolle të reja, prej të cilave 111 në repartin infektiv, 65 në pediatri dhe 7 në Qendrën Emergjente.

Ndërkohë, në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë evidentuar 110 kontrolle, si dhe 25 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.

“Gjatë ditës së djeshme, numri i përgjithshëm i pacientëve të kontrolluar në spital është ulur për 38 për qind. Krahasuar me 19 korrikun, kur në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit u regjistruan 289 kontrolle, dje u evidentuan gjithsej 183. Njëkohësisht, numri i kontrolleve në Shtëpinë e Shëndetit vazhdon të bjerë në mënyrë të vazhdueshme – nga 315 pacientë më 18 korrik, në 275 më 19 korrik dhe 110 më 20 korrik”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet e institucioneve deri në normalizimin e plotë të furnizimit me ujë të pijshëm.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume