Konform rezultateve nga analizat e mostrave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, uji në Gostivar aktualisht është i papërshtatshëm për pije dhe për përdorim teknik. Qytetarëve u bëhet thirrje që të ndjekin në mënyrë strikte rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të mos përdorin ujë nga rrjeti i ujësjellësit deri në njoftim të mëtejshëm. Ky është informacion që u diskutua, ndër të tjera, në seancën e sotme të mbajtur në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në të cilën u mbajt një seancë e Shtabit të Përgjithshëm, e kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në seancë u shqyrtuan edhe informacione të tjera që lidhen me situatën e furnizimit me ujë në Komunën e Gostivarit, gjatë së cilës u miratuan disa përfundime dhe masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shtabi i përgjithshëm i ngarkoi Komunës së Gostivarit që urgjentisht të propozojë vende dhe persona kontakti për vendosjen e pikave për furnizimin me ujë teknik të objekteve jetësore. Njëkohësisht, u theksua se Instituti i Shëndetit Publik, NP “Ujësjellës” – Shkup dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojnë me teste të intensifikuara në terren të cilësisë së ujit, dhe rezultatet do t’i dorëzohen rregullisht Shtabit të Përgjithshëm në Qendrën për Menaxhim me Kriza.
Konform rezultateve nga analizat e mostrave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, uji në Gostivar aktualisht është i papërshtatshëm për pije dhe për përdorim teknik. Qytetarëve u bëhet thirrje që të ndjekin në mënyrë strikte rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të mos përdorin ujë nga rrjeti i ujësjellësit deri në njoftim të mëtejshëm.
Ky është informacion që u diskutua, ndër të tjera, në seancën e sotme të mbajtur në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në të cilën u mbajt një seancë e Shtabit të Përgjithshëm, e kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Në seancë u shqyrtuan edhe informacione të tjera që lidhen me situatën e furnizimit me ujë në Komunën e Gostivarit, gjatë së cilës u miratuan disa përfundime dhe masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
Shtabi i përgjithshëm i ngarkoi Komunës së Gostivarit që urgjentisht të propozojë vende dhe persona kontakti për vendosjen e pikave për furnizimin me ujë teknik të objekteve jetësore.
Njëkohësisht, u theksua se Instituti i Shëndetit Publik, NP “Ujësjellës” – Shkup dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojnë me teste të intensifikuara në terren të cilësisë së ujit, dhe rezultatet do t’i dorëzohen rregullisht Shtabit të Përgjithshëm në Qendrën për Menaxhim me Kriza.