Mesazhet nga ekspertët janë të qarta – ekziston një epidemi gastroenteritike në Gostivar, pavarësisht nëse është shpallur zyrtarisht apo jo, thuhet në deklaratën e LSDM-së për media
Sipas LSDM-së shpallja e një epidemie lejon koordinim më të shpejtë dhe më efikas të institucioneve dhe zbatimin e masave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.
LSDM shton se shpallja e epidemisë nuk është një çështje politike por është një çështje e shëndetit public dhe institucionet duhet të regaojnë
Mijëra qytetarë janë të sëmurë në Gostivar, dhe situata kërkon një përgjigje serioze dhe të përgjegjshme nga institucionet kompetente.Shpallja e një epidemie nuk është një çështje politike, por një çështje e shëndetit publik dhe mbrojtjes së qytetarëve.Institucionet kanë detyrë të reagojnë në mënyrë të përshtatshme dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë’’, thotë LSDM

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume