Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar në rrjetin e tij social në “Facebook” lidhur me 62-vjetorin e tij. Rama ka ndarë një foto të tij të krijuar me IA teksa ai shihet i veshur me një kostum rozë në krah të një flamingoje.

Ai ka falenderuar të gjithë personat që e kanë uruar teksa sa i përket sharjeve ndaj tij Rama shkruan se ‘urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot’.

“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.

E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkruan Kryeministri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume