Më 20.07.2026 në orën 15:20 në bulevardin “Goce Delçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar N.S. (39) nga fshati Çajlë i Gostivarit, sepse ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.28 promil alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume