Jemi sërish në Kavadar. Herën e kaluar kur isha këtu, para rreth dhjetë ditësh, ishim në fillimin e një projekti, ndërsa sot lëshojmë në përdorim një project tjetër. Mendoj se kjo qendër sportivo-rekreative ka rëndësi rajonale dhe është e mirë, mos të them e shkëlqyer.

Nga një objekt tërësisht i lënë pas dore, që ishte dëshmi e një periudhe të keqe, sot shohim se po merr kuptim dhe përmbajtje. Jam shumë i lumtur që mund t’i shoh më të vegjlit tanë, fëmijët, duke shijuar atë që në thelb ne e bëjmë për ta.

Dua ta falënderoj kryetarin e komunës, deputetët që vijnë nga ky rajon dhe që mundohen për projekt më shumë, këshilltarët në Këshillin Komunal të cilët e mbështesin punën e kryetarit, administratën, si dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këto projekte, kolegët nga Qeveria dhe ministrin e Sportit.

Vërtet, kjo valë investimesh synon ta ndryshojë pamjen e shumë qyteteve dhe shumë vendbanimeve në vend dhe jam i bindur se, kur të përfundojë e gjithë kjo, e siç e dini nuk janë pak, por janë më shumë se 1.200 projekte, do të kemi një Maqedoni krejtësisht ndryshe, ndryshe nga ajo që trashëguam nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së.

Kështu që, ne vazhdojmë të punojmë dhe vazhdojmë ta realizojmë atë që kemi premtuar, sepse ky është qëllimi ynë dhe kjo është detyra jonë si politikanë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume