Tetovasot – Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se është përfunduar tërësisht rindërtimi i repartit të Traumatologjisë në Spitalin e Vjetër të Qytetit, i cili tashmë është vënë në funksion për pacientët.

Në fjalën e tij, Mickoski uroi drejtorin dhe stafin e institucionit për punën e bërë, duke theksuar se qytetarët meritojnë shërbime dhe trajtim dinjitoz.

“Dua t’i uroj drejtorit dhe të gjithë të punësuarve për punën që bëjnë, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime cilësore dhe trajtim dinjitoz.”

Kryeministri tha se objekti nuk kishte pësuar investime serioze prej dekadash.

“Që nga viti 1965 këtu nuk është ngulur asnjë gozhdë. Ngadalë, por me siguri, po i realizojmë prioritetet. Fatkeqësisht, nuk mund të korrigjojmë brenda natës atë që është shkatërruar për dekada, por po i zgjidhim prioritetet një nga një.”

Sipas tij, sektori i shëndetësisë do të mbetet ndër prioritetet kryesore të Qeverisë edhe në periudhën e ardhshme.

“Shëndetësia do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet tona kryesore. Do të vazhdojmë të investojmë. Buxheti për shëndetësinë tashmë tejkalon një miliard euro në vit dhe kemi projekte të reja zhvillimore që së shpejti do të nisin të realizohen.”

Në fund, Mickoski falënderoi ministrin e Shëndetësisë, punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e projektit, duke theksuar se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume