Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shkupin kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikacion, duke përmbytur disa rrugë dhe duke ngadalësuar qarkullimin e automjeteve.
Një nga rastet më të rënda është regjistruar në lagjen Butel, ku një veturë ka mbetur e bllokuar në ujë pas përmbytjes së rrugës. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjetin pothuajse të “fundosur”, ndërsa drejtuesi nuk ka mundur të vazhdojë lëvizjen për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, të shmangin rrugët e përmbytura dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit, pasi reshjet kanë shkaktuar vështirësi në disa pjesë të kryeqytetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume