Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident komunikacioni që ndodhi në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar.
Siç raporton Tetovasot, në aksident u përfshinë një automjet “Toyota” dhe një motoçikletë “Kawasaki”. Motoçiklisti u transportua në spital, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore.
Rasti është në hetim nga policia, ndërsa Tetovasot do të sjellë informacionet e reja.