Arlind Murtezani: Sot doli në pah edhe një marrëveshje e fshehtë e VMRO-BDI1+BDI2(Vlen) pas shpinës së tetovarëve, duke keqpërdorur emrat e rrugëve dhe sheshit të Tetovës për interesa të ngushta partiake.
Propozimi i BDI dërgon në zgjedhje këshillin komunal dhe bllokon përfundimisht ndryshimin e emrave të rrugëve, kjo i konvenon edhe Vlenit edhe padronit të dy grupacioneve, VMRO-DPMNE.
Ata duan që përmes zgjedhjeve të arrijnë dy qëllime, të shuajnë zërin e vërtetë opozitar dhe të zvarrisin dhe defokusojnë opinionim nga zgjjdhja e problemit me emrat e rrugëve. Kjo i shkon përshtati këtij pushteti që dëshiron të ketë vetëm një opozitë si BDI e cila do t’ua zgjas atyre mandatin me lojrat e këtilla.
Por, do të dështojnë. Sot rranë maskat, nesër do t’ua japim përgjigjen edhe qytetarët!
– Arlind Murtezani, Këshilltar i Lidhjes Shqiptare