Nëna e 15-vjeçares që u rrah brutalisht në Fier ka folur për gjendjen e rënduar të vajzës së saj, duke thënë se ngjarja ka lënë pasoja të rënda psikologjike.

Ajo rrëfeu se prej më shumë se një muaji, jeta e së miturës ka ndryshuar plotësisht dhe se vajza po përpiqet të përballojë traumën e përjetuar, raporton A2Cnn, transmeton Sinjali.

Sipas saj, 15-vjeçarja ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale, ndërsa familja po kalon një periudhë të vështirë pas denoncimit të rastit.

Ndërkohë, më herët reaguan edhe prindërit e njërës prej vajzave të përfshira në ngjarje. Nëna e 17-vjeçares kërkoi falje publike ndaj 15-vjeçares dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje për atë që kishte ndodhur.

Ajo bëri të ditur se vajza e saj ishte diagnostikuar disa muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe se familja kishte kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume