Për vite me radhë një objekt ilegal dhe i braktisur qëndronte si një deponi mbeturinash, mushkonjash dhe qenë endacakë në një nga plazhet më ekskluzive të qytetit të Strugës.

Kryetari i Komunës së Strugës, z Mendi Qyra me vullnetin e mirë për plazhe të pastra dhe ligjore mori vendimin e disatë me radhë sa i përket këtyre hapësirave publike, për prishjen e një objekti ilegal e të braktisur prej shumë vitesh.

Ndryshimet ndodhin edhe brenda natës kur punohet me vullnet dhe drejtësi edhe atëher kur për dekada të tëra nuk është bërë asgjë.

Sot u largua një objekt i amortizuar dhe i braktisur që shëmtonte plazhin, tani më publik dhe pengonte shfrytëzimin e tij. Me këtë ndërhyrje largohet një vatër e papastërtisë dhe erërave të pakëndshme, ndërsa qytetarët fitojnë më shumë hapësirë, më shumë pastërti dhe më shumë freski buzë liqenit.

Hap pas hapi, po i kthejmë Strugës hapësirat që u takojnë qytetarëve.

Kujtojmë që prej disa ditësh ka nisur shënjimi i plazheve publike në Strugë, të cilat për fat të keq për vite me radhë u pakësuan gjithnjë e më shumë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume