Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dashur ta komentonte nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

E pyetur për zhvillimet e fundit brenda LDK-së, Osmani tha se tashmë e ka shprehur qëndrimin e saj për këto çështje dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

“Jam deklaruar për këto tema më herët dhe qëndroj prapa atyre deklarimeve. Të njëjtat vlejnë edhe tani”, tha Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume