Pa evidencë të plotë, pa sigurim të pasurisë, Revizioni nxori në pah lëshime në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës
Revizioni i raporteve financiare dhe revizioni i pajtueshmërisë, i kryer në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka evidentuar disa dobësi në menaxhimin financiar dhe administrativ të institucionit, për të cilat janë dhënë katër rekomandime, transmeton Portalb.mk.
Sipas raportit të revizionit, evidenca materiale nuk është harmonizuar me evidencën kontabël, për shkak të mungesës së treguesve të vlerës në listat e regjistrimit. Gjithashtu, është konstatuar se nuk janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e pasurisë përmes sigurimit në një shoqëri kompetente të sigurimit.
Revizorët kanë evidentuar edhe mungesë të një evidence unike për lëndët për të cilat janë shqiptuar gjoba, si dhe dobësi në përmbajtjen e dokumentacionit të tenderëve dhe specifikimeve teknike në një pjesë të procedurave të prokurimit publik.
Për tejkalimin e mangësive të konstatuara, revizioni ka dhënë gjithsej katër rekomandime, me qëllim përmirësimin e menaxhimit financiar, mbrojtjes së pasurisë dhe zbatimit të procedurave të prokurimit publik në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Kujtojmë se në raportin paraprak, Revizioni zbuloi mangësi në rregullativën ligjore, burime të pamjaftueshme njerëzore dhe aktivitetet e pamjaftueshme fiskale e kufizonin kapacitetin e komunave për administrimin e tatimeve, taksave dhe kompensimeve lokale. Sipas revizionit, këto dobësi kanë bërë që në periudhën 2020–2024 të mbeten të paarkëtuara mbi 47,7 milionë euro nga tatimet, taksat dhe kompensimet lokale.