Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku një grup protestuesish kanë kaluar nga hedhja e vezëve dhe miellit në akte dhune dhe vandalizmi.

Gjatë përplasjes, disa protestues kanë sulmuar një automjet të Policisë së Shtetit, duke i thyer xhamat. Fillimisht ata kanë hedhur gurë në drejtim të mjetit, ndërsa më pas kanë marrë gardhe metalike dhe i kanë përplasur disa herë mbi automjet, duke i shkaktuar dëmtime.

Pas incidentit, forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, duke ndjekur personat e përfshirë në aktet e dhunës dhe duke shoqëruar disa prej tyre.

Protesta para Kuvendit ka vijuar gjatë gjithë paradites, ndërsa në disa momente është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.