Situata para Parlamentit është qetësuar pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 dhe nr.4.

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur para ambienteve të komisariateve duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve.

Në një video të siguruar nga Euronews Albania shihen një grup protestuesish të cilët nuk lejojnë një makinë policie të kalojë më tej.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume