Shoqëria aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ESM) ka publikuar një shpallje në mediat e shkruara vendore, ku citohen rreth njëzet vende pune që duhet të plotësohen.

Nga njoftimi mund të shihet se kërkohen referentë për punë juridike dhe të përgjithshme, por edhe arkivist, punonjës për mbrojtje kundër zjarrit, shoferë, automekanikë, higjienistë, kafeberës, montues makinerik dhe inxhinier për përgatitje teknike.

Pagat që ofrohen për këto pozita të shumta pune janë madje paksa kontradiktore. Një shembull do të ishte për pozitën mikpritës – kafeberës, për të cilën ofrohet një pagë prej 31.410 denarësh, ndërsa nga punonjësi i ardhshëm kërkohet arsim i mesëm dhe një vit përvojë pune.

Për krahasim, një montues makinerik dhe një montues elektrik do të merrnin një pagë prej 35.512 denarësh. Edhe për këto pozita kërkohet arsim i mesëm dhe një vit përvojë pune, por pesha e punës dhe pesha e pagës janë të pakrahasueshme.

Me këtë shpallje kërkohet edhe një ekzekutues për vendin e punës Përgjegjës për grupin e vëzhgimeve gjeodezike, ndërsa të interesuarit duhet të kenë arsim të lartë – Fakultetin e Gjeodezisë dhe dy vjet përvojë pune. Për këtë pozitë, paga arrin shifrën tërheqëse prej 52.974 denarësh.

Kërkohen edhe punëtorë ndërtimi për pozita të ndryshme, ndërsa ndër kushtet që kërkohen, për një pjesë është obligativ arsimi i mesëm, ndërsa për një pjesë tjetër arsimi fillor. Pagat variojnë nga 26 deri në 31 mijë denarë.

Me këtë shpallje do të plotësohet edhe pozita e referentit për blerje dhe shitje, i cili duhet të ketë arsim të lartë dhe 2 vjet përvojë pune, ndërsa paga e tij do të arrijë deri në 46.294 denarë.

Do të plotësohet edhe pozita e referentit për punë magazinimi dhe materiale, për të cilën kërkohet arsim i mesëm me 1 vit përvojë pune dhe për një pagë prej 32.816 denarësh.

Shpallja zgjat tri ditë, edhe atë pa ditën kur është publikuar, ndërsa është publikuar gjatë ditës së djeshme. Duke pasur parasysh afatin e shkurtër të aplikimit, është krejtësisht logjik konkluzioni se kjo shpallje mbase është e destinuar për persona që tashmë punojnë, ndoshta janë të angazhuar me honorar dhe është e nevojshme që marrëdhënia e tyre e punës të ndryshohet, me gjasa në ndonjë zgjidhje më afatgjatë. Ndër kushtet që janë pjesë e shpalljes kërkohet fleta aplikuese, dëshmi për arsimin e kryer, dëshmi për përvojën e punës, certifikatë e shtetësisë, autobiografi e shkurtër (CV)…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume