Qeveria brenda 30 ditëve e fillon procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune në Bërvenicë
Në seancën e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e dorëzuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale lidhur me krijimin e bazës ligjore për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Komunës së Brvenicës.
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, pas njoftimit paraprak të pranuar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Brvenicës, e ka nisur procedurën për shkak të paraqitjes së një rrethane të parashikuar me ligj, e cila çon në ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit të komunës, me fuqi ligjore.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Ministria është e detyruar që brenda 15 ditëve nga pranimi i njoftimit ta informojë Qeverinë për krijimin e këtij bazamenti ligjor, pas së cilës Qeveria, brenda 30 ditëve, e fillon procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune.
Në këtë drejtim, duam ta informojmë publikun se, në përputhje me afatet e përcaktuara ligjore, Qeveria e ka miratuar informacionin dhe ka sjellë Vendim për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Komunës së Brvenicës, me ç’rast krijohen parakushtet ligjore për zhvillimin e procedurës së mëtejshme sipas rregullave dhe afateve në fuqi.