Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat gjatë një aktiviteti me litar në zonën e Urës së Vashës, në Klos.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, kur i riu dyshohet se përfundoi në një gropë thithëse të lumit, duke u marrë nga rrjedha e ujit.

Pas disa ditësh operacione intensive kërkimi, palombarët arritën të lokalizonin dhe të nxirrnin trupin e pajetë të 33-vjeçarit, duke i dhënë fund operacionit të kërkimit.

Autoritetet vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume