Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës
Ndërsa në Tiranë mbahet protesta e 37, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të reagojë përmes dy fotove.
Në njërën anë shihen protestuesit, të cilët duken të paktë në numër, e nga ana tjetër tifozët e futbollit të grumbulluar në ‘Fan Zone’ në sheshin Skëndërbej, teksa ndiqet ndeshja Portugali-Spanjë.
“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës
E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”, shkruan Rama bashkangjitur këtyre dy pamjeve.