Botuesi i Tetovasot, Rami Mislimi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me grafitet e shfaqura së fundmi në Tetovë, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në postimin e tij, Mislimi shkruan se shumë politikanë gjatë viteve janë përpjekur ta paraqesin Ali Ahmetin si tradhtar, bashkëpunëtor të UDB-së apo përfitues të luftës së UÇK-së, por thekson se, sipas tij, lufta e UÇK-së nuk duhet të preket.

“Ali Ahmetin mund ta shani pse s’e ka bërë kanalizimin në Zajaz, ama te UÇK-ja mos u prek se të kap ‘struja'”, shkruan Mislimi.

Ai më tej pretendon se grafitet e shfaqura në Tetovë janë të porositura dhe i cilëson si shenjë frike nga reagimi i qytetarëve.

“Grafitet e porositura nga Bilall Kasami janë vetëm fillim i një frike të madhe nga tetovarët. Tetovarët nuk ta falin”, thuhet në postim.

Mislimi vazhdon me akuza politike ndaj Kasamit, duke pretenduar se ai një ditë do të japë përgjegjësi për çështje që lidhen me Monopolin, parkingun te Renova, NPK-në, shitjen e tokave komunale, legalizimin e restorantit “Princi” dhe punësimet partiake.

Në fund të postimit, ai e akuzon Kasamin edhe për rikthimin e emrave të rrugëve, duke shkruar:

“Dhe në fund as fëmijët e djepit nuk do ta harrojnë që i riktheu emrat e rrugëve JNA, Tito dhe Lenin.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume