Tetovasot – Një 19-vjeçar nga Pallçishti i Poshtëm ka denoncuar se është sulmuar fizikisht dhe me sende të forta nga disa persona në rrugën “Ilinden” në Tetovë. Tetovasot raporton se policia ka arrestuar menjëherë një 18-vjeçar dhe dy të mitur 16-vjeçarë nga Tetova. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sende të forta dhe një mjet i mprehtë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse, informon Tetovasot.