Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin që ai drejtonte në rrugën Librazhd-Përrenjas.

Sipas informacioneve të Policisë së Shqipërisë, ngjarja në fshatin Hotolisht.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti tragjik.

“Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume