Mickoski: Qeveria do t’i japë mbështetje të plotë çdo projekti investues që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë
“Mirëdita të gjithëve, dëshiroj të shpreh falënderimin tim të madh, por edhe kënaqësinë që investitori, në bashkëpunim me Qeverinë, vendosën të investojnë pikërisht këtu në Ohër, në një repart të ri prodhues për një produkt i cili është ndër liderët botërorë.
Diçka që për ne si Qeveri, për Ohrin, por edhe për Maqedoninë si shtet, paraqet një krenari të veçantë; të kemi një prej liderëve botërorë pikërisht në vend, i cili pikërisht këtu në Ohër vetëm sa e thellon gjurmën që lë në ekonominë lokale, por edhe shtetërore, kombëtare.
Ne si Qeveri jemi partnerë, natyrisht që do ta mbështesim këtë projekt investues, sepse besojmë se ka vlerë të madhe të shtuar dhe në këtë mënyrë vetëm do të përpiqemi, së bashku me investitorin, të konfirmojmë edhe më tej pozicionin e liderit në përmasa botërore.
Përndryshe, ajo që për mua si Kryetar i Qeverisë paraqet një kënaqësi të veçantë, por edhe si profesor, është se kjo linjë do të jetë plotësisht e robotizuar, do të përdoren aplikacione të inteligjencës artificiale, diçka që paraqet teknologji bashkëkohore, teknologji të nivelit të lartë.
Dhe unë jam i bindur se pikërisht këtu nga Ohri, nga ky kapacitet prodhues, do t’i stimulojmë të gjithë investitorët e ardhshëm në Maqedoni që të aplikojnë inteligjencën artificiale, sisteme të robotizuara – teknologjike, me ç’rast do të rrisin dhe do të optimizojnë prodhimin e tyre”.