Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Samiti i NATO-s i vitit 2027 do të mbahet në Shqipëri.

Këtë e ka konfirmuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili të mërkurën nga Turqia ka njoftuar se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të zhvillohet në Shqipëri.

Njoftimi u bë gjatë një konference për shtyp pas punimeve të Samitit të NATO-s në Ankara, ku liderët e vendeve anëtare diskutuan për sigurinë euroatlantike, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.

Duhet theksuar se mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 do të jetë një ngjarje e rëndësishme dhe historike për Shqipërinë, pasi kjo do të jetë hera e parë që një samit i tillë mbahet në vend.

Rama ka ironizuar përmes një videoje “zërat” që thoshin se samiti i ardhshëm nuk do të mbahej në Tiranë.

Rama thas e ka ikur koha kur me Shqipërinë bëhej çfarë të donin të tjerët.

Ai shtoi se tashmë Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën.

“Po si thanë, ‘nuk do bëhet Samiti në Shqipëri’. Kështu thanë ë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej ça të donin të tjerët me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që Samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume