Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore në Gostivar është duke rënë, por megjithatë është shifër e lartë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për 24 orët e fundit , janë evidentuar gjithësej 197 pacientë të ri, gjegjësisht persona që për herë të parë kërkojnë ndihmë shëndetësore. Por, siç shtojnë ata ky numër është më i ulët se një ditë më parë. “Në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr Ferid Murad’ janë regjistruar gjithësej 117 kontrolle të reja, prej të cilëve 82 në repartin e infektologjisë, 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 në Qendrën Urgjente”, njoftuan nga Ministria. “Në Shtëpinë e Shëndetit janë regjistruar 80 kontrolle të reja në shërbimin kujdestar dhe 13 thirrje në Ndihmën Mjekësore Urgjente”, kanë bërë të ditur më tej nga Shëndetësia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume