Një 65-vjeçar nga Ohri është arrestuar më 27 korrik në orën 21:15 në rrugën “Turistiçka” në Strugë, pasi ka shkaktuar aksident trafiku.
D.T. ka qenë duke drejtuar një automjet “Volkswagen Passat” me targa të Ohrit, kur ka goditur një automjet “Audi” me targa të Strugës, i drejtuar nga K.B. (59) nga Struga.
Kontrolli ka treguar se D.T. ka drejtuar automjetin me 1.70 promilë alkool në gjak dhe menjëherë është përjashtuar nga komunikacioni.TS