Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pasi autoritetet shqiptare nuk i lejuan hyrjen në territorin e Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi falënderoi mbështetësit për mesazhet dhe kujdesin, duke theksuar se gjatë veprimtarisë së tij politike nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet, njofton TS.

“Ju faleminderit miqve për mesazhet dhe kujdesin. Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit. Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”, ka shkruar Azizi.

Reagimi i tij vjen pasi u raportua se autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa kufizuese si “Non Grata” ndaj një numri funksionarësh politikë nga Maqedonia e Veriut, mes të cilëve është Adnan Azizi, Bekim Qoku e Murtezani e disa të tjerë.

Deri më tani, institucionet shqiptare nuk kanë publikuar detaje shtesë lidhur me arsyet e vendimit, ndërsa reagimi i Azizit konsiderohet konfirmimi i parë publik nga ana e tij për ndalimin në kufirin shqiptar.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume