Qendra për Menaxhimin Kufitar përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në dalje të Kosovës janë krijuar kolona të gjata pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar qytetarët që futen në territorin e Shqipërisë.

Kjo ka çuar në krijimin e kolonave deri në 3,5 kilometra.

“Ju informojmë, se sot nga ora, 04:00 e në vazhdim në dalje të R. së Kosovës, janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 km pasi që autoritetet Shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve.Për më shumë info kontaktoni QKMK në numrat 045198000 dhe 045198606”, njofton Qendra për Menaxhim Kufitar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume