Vendi ku lumi Lepenc derdhet në lumin Vardar është mbuluar sot me një substancë të pazakontë të bardhë dhe me shkumë.

Kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgievski tha se pas njoftimit që ka marrë nga qytetarët shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Mjedisit janë në terren, ndërsa janë marrë edhe mostra nga uji për të përcaktuar se për çfarë lloj substance bëhet fjalë.

“Shërbimet tona inspektuese menjëherë shkuan në terren, dhe gjithashtu kontaktuam shërbimet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit, të cilat gjithashtu shkuan menjëherë në terren. Përveç kësaj, shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit lëshuan një dron për të zbuluar shkakun e këtij fenomeni”. Georgievski tha se nuk do të ketë tolerancë për askënd!. Një situatë e ngjashme u vu re vitin e kaluar në një kanal që derdhet në lumin Vardar në fshatin Taor.