Një 35-vjeçar nga Tetova është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të mprehtë një 21-vjeçar nga fshati Llacë.

Sipas Policisë, më 20 korrik 2026, rreth orës 23:10, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë është privuar nga liria R.B. (35) nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 23:00, në rrugën “Iliria”, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë E.H. (21) nga fshati Llacë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.TS